25/05/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në UT zhvillohet me sukses afati i parë i regjistrimit për vitin akademik 2020/2021

Në Universitetin e Tetovës vijon regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021. Në ditën e parë dhe të dytë, interesimi i kandidatëve – studentëve të rinj ka qenë sipas parashikimeve të drejtuesve të njësive akademike – fakulteteve.

Ata thonë se oferta arsimore – shkencore e këtij institucioni, ka tërhequr një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të cilët aplikojnë në programet dhe drejtimet studimore që i ofron Universiteti i Tetovës.

Puna efikase e shërbimeve administrative, informacioni i pasur me udhëzimet e detajuara për mënyrën e aplikimit elektronik, kanë ndikuar që ky proces të zhvillohet normalisht edhe në kushte pandemie.

Autoritetet e Universitetit, presin që regjistrimet në këtë institucion, të zhvillohen me këto ritme dhe të plotësohen pjesa dërmuese e vendeve të lira të shpallura në konkursin e këtij viti.
Afati i parë i regjistrimit do të jetë i hapur deri më 28 gusht (e premte).

Të fundit