29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në vend nuk ka të sëmurë nga koronavirusi Kovid-19

Në vend nuk ka të sëmurë nga koronavirusi Kovid-19. Sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe janë të gatshme të gjitha kapacitet e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe e tre reparteve infektive në Shtip, Veles dhe Gostivar. Opinioni të mos bie pre e lajmeve të rreme dhe të mos bëhet panik pa nevojë, këto janë porositë të cilat ditëve të kaluara i dërgojnë kompetentët.

Tre udhëtarët të cilët erdhën në shtetin tonë, dy nga Italia, ndërsa një nga Dubai, nuk kanë koronavirus.

Kompetentët apelojnë që udhëtarët të cilët vijnë nga rajonet kritike nëse ndjejnë disa simptome të mos shëtiten nëpër institucionet shëndetësore, por të lajmërohen në numrat e telefonit të Institutit për Shëndet Publik.

Shteti e ngriti nivelin e mbrojtjes dhe preventivës nga koronavirusi Kovid-19, veçanërisht pas përhapjes së tij në rajonet italiane Lombardi, Veneto dhe Emilia-Romanja ku qëndrojnë rreth 23.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Qeveria dje në seancë solli vendim për t’i obliguar të gjitha shkollat fillore dhe të mesme si dhe të gjitha universitetit që t’i anulojnë të gjitha udhëtimet e parapara dhe ekskursionet në Itali, si dhe të organizojë orë edukative për parandalim prej koronavirusit, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe qendrat për shëndet publik. Qytetarëve të vendit u rekomandohet të mos udhëtojnë në Itali dhe në vendet e tjera ku është regjistruar prani më e madhe e koronavirusit.

Qeveria e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë urgjentisht të furnizojë sasinë e përshtatshme të mjeteve mbrojtëse (maska, doreza, mjete dezinfektuese dhe rroba mbrojtëse) për institucionet e sistemit për Menaxhim të integruar kufitar dhe për institucionet e tjera me qëllim të mbrojtjes së personelit, si dhe sasi të përshtatshme të sapunit dhe mjeteve dezinfektuese për shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe tualetet publike.

Në seancë është përcaktuar konstatimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të formuar qendër të përhershme për informimin e opinionit në të cilin do të kyçen edhe Policia kufitare, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Sektori për marrëdhënie me opinionin në Qeveri. Kjo qendër, do të vendosë bashkëpunim të ngushtë me mediat në vend dhe do të ketë për qëllim t’i grumbullojë të gjitha informacionet relevante me qëllim që në kohë, saktë dhe në mënyrën më të përshtatshme ta informojë opinionin për parandalim dhe mbrojtjen e popullatës nga përhapja e koronavirusit, si dhe për procedurat dhe kornizën institucionale në pjesën e mjekimit të pasojave nga virusi.

Qeveria solli konstatim për ta kufizuar hyrjen në vend prej rajoneve të krizës nga Italia e Veriut vetëm përmes aeroporteve në Shkup dhe Ohër dhe vendkalimet kufitare Qafë Thanë, Tabanocë, Bllacë, Bogorodicë dhe Deve Bair. Në mesin e konstatimeve të seancës së 11-të të Qeverisë është edhe rekomandimi për institucionet për përkujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore të ndërmarrin masa për trajtim të përshtatshëm për dezinfektimin e veshmbathjeve gjatë hyrjes në kopshte.

Kompetentët bëjnë thirrje që pa nevojë urgjente të mos udhëtohet në rajonet kritike të Italisë Veriore, ndërsa udhëtarët të cilët vijnë prej atje do të kenë kontrolle të përforcuara shëndetësore në vendkalimet kufitare, dhe sipas nevojës do të vendosen në izolim në institucionet mjekësore. Të gjithë udhëtarët të cilët do të vijnë në vend nga rajonet kritike nga Italia Veriore, do të intervistohen hollësisht, do të kontrollohen dhe sipas nevojës do të testohen. Do të udhëtohet vetëm në disa vendkalime kufitare – Bogorodicë, Bllacë, Deve Bair, Tabanoc dhe Qafë Thanë me qëllim që kontrolli të jetë më i koncentruar.

Në vendkalimet kufitare janë përcaktuar hapësira të veçanta ku do të intervistohen të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga destinacionet e rrezikshme dhe do të bëhet skrining të gjendjes së tyre shëndetësore. Në Aeroportin e Shkupit, me kamerë termale do të ndiqen të gjithë udhëtarët të cilët arrijnë, e jo si deri më tani vetëm ata nga Dubai dhe Stambolli. Me pistoletë pa kontakt për matjen e temperaturës do të bëhet skrining i udhëtarëve të cilët do të arrijnë nga destinacionet e rrezikshme dhe në aeroportin në Ohër.

Nëse paraqitet nevoja, janë siguruar hapësira për izolim të udhëtarëve të cilët duhet të monitorohen 14 ditë, dhe së pari ato do të jenë repartet infektuese në Shtip, Veles dhe Gostivar, të cilët do të sigurohen nga policia.

Është formuar edhe shtab i krizës në Ministrinë e Shëndetësisë që do t’i koordinojë të gjitha aktivitet e institucioneve kompetente. Shtabi i krizës çdo ditë do të mbajë brifingje për informacionet më të reja nga tereni.MIA.fc/

Të fundit