18/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Në vend që ta ulin numrin e bastoreve, shteti i Maqedonisë do të blejë 1500 aparate për bixhoz”

“Në vend që ta kufizojë numrin e bastoreve dhe kazinove, shteti me para të popullit do të blejë 1500 aparate të reja për bixhoz”.

Kështu thonë nga Lëvizja Anti-bixhoz, pas votimit të djeshëm në Kuvend ku u ndanë 6.5 milionë euro për mjete dhe objekte ku organizohen lojëra të fatit.
Nga kjo lëvizje thonë se pajisjet e reja do të rrisin shanset për lojërat e fatit, ku çdo qytet në vend po bëhet shumë i popullarizuar.

Ata thonë se qeveria po vonon me qëllim procedurën për miratimin e një projekt-ligji për lojërat e fatit, i cili kërkon që të gjitha bastet dhe kazinotë të jenë tre kilometra larg vendbanimeve.

Ndryshe, Lëvizja Anti-bixhoz ka ngjallur protesta të gjera për vonesën në procedurën e miratimit të një projekt-ligji të ri për lojërat e fatit, por edhe për shpenzimin e parave publike për makinat e lojërave të fatit./Telegrafi/

Të fundit