19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në vend se 600, janë shitur 2.000 bileta! Padi penale për organizatorin e koncertit të Petar Grashos

Inspektorati Shtetëror ka konstatuar se janë shkelur protokollet për mbrojtje nga coronavirusi në koncertin e Petar Grashos në Manastir dhe se për këtë do të ketë sanksione.

Nga Inspektorati i Tregut për TV24 thonë se në fillim koncerti janë respektuar protokollet, dhe pasi kanë shkuar gjërat kanë ndryshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Procesverbali i parë është bërë në 21:30, kur gjithçka ishte në rregull, hyrja, akomodimi, gjithçka ishte në rregull. Inspektorët shkuan, nuk mund që ta ndjekim gjithë koncertin. Më pas na njoftuan për atë që ndodhi, dhe për këtë shkak do të ketë dënime”, thonë nga inspektorati.

Ndryshe, për këtë koncert janë shitur më shumë se 2.000 bileta, edhe pse është lejuar të shiten vetëm 600 bileta. Megjithatë, nga produksioni ‘Pragma’, që ishin organizatorë të koncertit, kanë deklaruar se protokollet nuk janë shkelur.

Të fundit