24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në vend se ta përkrahin, qytetarët e përqeshin/ Reagon deputetja Artina Qazimi çdo sulm kundrejt meje është motiv shtesë për angazhimin tim

Para dy ditëve, më 4 gusht, për Artina Qazimin ishte dita e parë në punën e re. Ajo u zgjodh deputete nga qytetarët. Çfarë do pune të jetë, me përgjegjësi të vogël apo të madhe, dita e parë çdoherë është me emocione.

Kështu ndodhi edhe me deputeten më të re nga koalicioni “Tash është koha”, Artina Qazimi. Ajo është studente 23 vjeçe dhe sapo të arrishë në Kuvend të të dalë kamera përpara, është tejet e vështirë.

Ajo në pyetjen e gazetarëve se çfarë pret nga përbërja e re parlamentare dhe cili do të jetë roli i saj në radhët e deputetëve, u ndje me emocione dhe nuk mundeshte të jep përgjigje. Një reagim shumë normal për një person e cila ka vendosur që mbi vete të marë sfida të vështira. Madje mosha e saj (23) dëshmon se nuk ka patur përvoja kaq të rëndësishme për veten e saj dhe sidomos tani kur duhet ta përfaqësojë votuesit dhe popullin.

Ajo përmes një statusi në FB ka reaguar ndaj kritikave dhe përqeshjeve që u bënë në llogari të saj, duke u bërë apel qytetarëve që të gjykojnë në të ardhmen punën e saj dhe jo emocionet që kishte ditën e parë të punës.

Postimi i saj i plotë:

”Kur qytetarët ta besojnë një detyrë,siç është detyra e deputetit, që në vete mbart përgjegjësi si asnjë tjetër, është më se normale nga po kjo përgjegjësi të ndeshesh me shumë lloj emocionesh.

Ajo që me ndodhi dje, ditën e parë të paraqitjes sime në Kuvend, ishte pikërisht përballja me emocionet e llojllojshme, e para se gjithash kishin të bëjnë me punëdhësin tim, popullin, para të cilit do të duhet të jap llogari për punën që do e bëjë. Ky besim dhe kjo llogaridhënie, për shumë deputetë para meje as që mirrej parasysh, që nga momenti që hyjnë në sallën e kuvendit.

Unë nuk fsheh emocionet në raste të tilla, por do të doja mirkuptim nga të gjithë ju, derisa të mësohem t’i kontrolloj ato, sepse kam shumë sfida përpara dhe shumë punë, për të cilat do të duhej të më “gjykoni”, në vend se të gjykoni emocionet e mia. Thuhet se politika nuk kërkon emocion, por nëse nuk je i tillë nuk mund të keshë i përgjegjshëm për votuesit dhe qytetarët në përgjithësi. Gjithashtu, kam shumë vetbesimin për punën që do ta bëj, duke dëshmuar se një femër mund t’ia dal!

Nuk është hera e parë që një femër në vendin tonë të sulmohet vetëm pse është femër, por do të jem zëri që do ta ndryshoj këtë qasje. Sfidat e mia sapo kanë filluar dhe e di se ky është vetëm fillimi, çdo sulm kundrejt meje është motiv shtesë për angazhimin tim si deputetja më e re në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut!

Asgjë nuk do të më step nga qëndrimet e mia dhe obligimin që kam marr”, ka shkruar Artina Qazimi, deputete.Zhurnal.mk

Të fundit