Në vendkalimin kufitar Tabanovc për hyrje dhe dalje nga vendi sot në mëngjes pritet rreth 40 minuta për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, njoftoi LAMM.
Në vendkalimet e tjeraa kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.