19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Vranje më shumë vaksinohen shtetas të Maqedonisë së Veriut se sa shtetas serb

Në Vranje vazhdon trendi i vaksinimit që shtetas nga Maqedonia e Veriut të vaksinohen më shumë kundër Kovid-19 se sa qytetarët e Vranjës, njofton korrespondenti i MIA-s në Beograd.

Sipas të dhënave të Qendrës shëndetësore në Vranje, dje në këtë qytet të Serbisë Jugore janë dhënë213 vaksina, ku dozën e parë e kanë pranuar 70 shtetas nga Maqedonia e Veriut për dallim nga 38 serb. Dozën e dytë e kanë marrë 58 shtetas të Maqedonisë së Veriut, për dallim nga 47 serbë.

Dozën e parë Fajzer e kanë marrë 70 persona, ndërsa të dytën 56 qytetarë. Doza e parë kineze Sinofarm është dhënë në 38 raste, e dyta na 49. Vaksina ruse Sputnik V dhe Astra Zeneka në Vranje nuk janë aplikuar dje, theksojnë nga QSH në Vranje.

Nëse merren parasysh të gjitha vaksinat e aplikuara, doza e parë u është dhënë qytetarëve të Serbisë në 28.106 raste, persona nga Maqedonia e Veriut e kanë marrë 12.258, ndërsa shtetasit e BeH-së gjashtë doza.

Të fundit