25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Vuhan nxënësit gradualisht kthehen në shkollë, hapen destinacione turistike në Kinë

Me maska dhe distancim social, nxënësit e shkollave të mesme sot janë kthyer në shkolla në Vuhan, qyteti kinez ku filloi epidemia “Kovid 19” nga fundi i vitit të kaluar, pas çka është përhapur nëpër tërë botën.

Pas katër muajve, në uniforma shkollore, ata janë kthyer me maska në fytyrë, ndërsa para hyrjes kalojnë nëpër kamera infra të kuqe që të detektohet temperatura eventuale.

Autoritetet lokale duhet ta caktojnë datën për kthimin e nxënësve nga klasat tjera dhe të filoristëve.

Në pjesët tjera të Kinës nxënësit kthehen gradualisht nëpër rajone. Në metropolet Pekin dhe Shangai vetëm maturantët janë kthyer javën e kaluar, sepse duhet të testohen, i cili në tërë vendin është caktuar për në fillim të korrikut, në vend një muaj më herët.

Vuhani dhe provinca Hubei, të cilat ishin më rëndë të prekura me virus, gradualisht kthehen në normale, pasi më 8 prill u hoq karantina në qytet.

Javët e fundit dukshëm është ulur numri i të infektuarve të rinj, ndërsa nuk është paraqitur asnjë rast i vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në Kinë arrin 82.883, ndërsa 4.633 e kanë humbur jetën.

Një numër i madh i kinezëve kanë shfrytëzuar pushim prej pesë ditëve për festën e 1 majit. Në vend ka pasur 115 milionë udhëtarë nëpër shumë destinacione turistike të cilat janë hapur, mes të cilave edhe Qyteti i ndaluar në Pekin.

Diznilend në Shangai do të hapen javën e ardhshme.

Megjithatë, të huajve ende u është e ndaluar hyrja në Kinë, ndërsa kinezët të cilët kthehen në vend duhet të shkojnë në karantinë 14 ditore. fb/

Të fundit