Në zjarr në Banjicë të Poshtme të Gostivarit u dogj një punëtori për mobilje – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Në zjarr në Banjicë të Poshtme të Gostivarit u dogj një punëtori për mobilje

Në zjarr i cili mbrëmë vonë shpërtheu në fshatin Banjicë të Poshtme të Gostivarit u dogj punëtoria për mobilje dhe objekti ndihmës. Në shuarjen e zjarrit dy zjarrfikës kanë marrë lëndime trupore.

Sipas njohurive të para zjarri është paraqitur rreth orës 22, pas së cilës është thirrur njësia e zjarrfikësve. Për shkak të materialit djegës zjarri menjëherë është përhapur edhe në objektin banesor, ndërsa intervenimi i zjarrfikësve është kahëzuar drejt mbrojtjes së shtëpive të rrethinës. Zjarri është lokalizuar në mëngjes rreth orës pesë, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrikësit nga Tetova. Dëmi pas zjarrit plotësisht do të konfirmohet, por është e sigurt se ai është i madh.

Ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy zjarrfikës të cilët gjatë shuarjes së zjarrit kanë marrë lëndime trupore.

Më shumë detaje për zjarrin që i shqetësoi banorët e lagjeve të rrethinës Dutlok dhe Banjicë të Poshtme do të kuptohen pas mbikqyrjes .

Related posts

Grabiten rreth një milion euro në një shtëpi në Shkup

Televizioni Koha

Bislimovski: Bashkia e Shkupit dhe komunat në mënyrë solidare të bashkohen për uljen e efekteve nga kriza energjetike

Televizioni Koha

Merret vendimi: Profesorët e zgjedhur deputetë duhet të pezullojnë punën në universitete

Televizioni Koha

Leave a Comment