20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Zvicër vriten babai dhe djali i tij nga rrethina e Strumicës

Naum Kolev (47) dhe djali i tij Done (23) nga fshati Mokrievo, Strumicë, janë vrarë në Zvicër, në vendin Sorens, kantoni Friburg. Trupat e tyre dje janë gjetur në një fermë për kuaj, publikuan mediumet zvicerane.

Sipas internet portalit zviceran “20 minuta”, “babai dhe djali i tij, të moshës 47 dhe 23 vjeçarë, me vendbanim në kantonin Vaud, janë gjetur të vdekur në rajonin Sorens. Ata me siguri janë vrarë me armë zjarri, vlerëson policia në kantonin Friburg”, shkruan ky portal.

Sipas mediave zvicerane, për vrasjen dyshohet një burrë 30-vjeçar i cili u arrestua dhe e ka pranuar involvimin në këtë vrasje. bsh/

Të fundit