25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nedellkov: Përsëri presim ftesë nga Qeveria, të ndalohen kërcënimet ndaj arsimtarëve

Presim sot takim të ri me Qeverinë për çka jemi të përgatitur edhe përmes bisedimeve konstruktive të arrijmë deri te zgjidhja e çështjes së rritjes së pagave dhe greva në arsim të ndërpritet. Kështu deklaroi sot kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov në një deklaratë për MKD.mk, informon Zhurnal.

Ai shton se deri te SASHK arrijnë ankesa për presione nga ana e drejtorëve që mësimdhënësit të fillojnë me mësim.

Ka ankesa që drejtorët po kërcënojnë mësimdhënësit për mos dhënien e pagave ditore për ditët që kanë protestuarë.

“Puna e SASHK është që grevën ta realizojë ashtu siç është përpiluar dhe sipas regullarve, ndërsa ministria të shoh punënën e saj. Nuk është në rregull të frikësohen mësimdhënësit. Ata reagojnë sepse diku kërcënohen me marjen e pagave ditore gjatë grevës ose për punë gjatë verës. Sido që të jetë, përfaqësues tanë vizitojnë shkollat dhe kemi komunikim të regullt me përfaqësuesit e shkollave. Po mbledhim dëshmi”, tha Nedellkov.

Ai shton se SASHK me shumë seriozitet e ka nisur grevën dhe se kërcënimet, presionet, frikësimet do të dorëzohen në organizatën ndërkombëtare të punës dhe Konfederatën eVropiane të Sindikatave në Arsim./Zhurnal.mk

Të fundit