25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nedellkovski: Greva në arsim do të vazhdojë edhe nesër! Jemi të gatshëm për bisedime me Qeverinë

Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Joakim Nedellkovski në konferencën e sotme për shtyp tha se janë të gatshëm që të vazhdojnë bisedimet me ekzekutivin me qëllim gjetjen e zgjidhjes për pagat në sektorin e arsimit, me çka do të ndërpritej greva.

“Rreth bisedimeve për të cilat presim ftesë gjatë ditës, kuptohet ne jemi në dispozicion. Kryesia e SAShk-ut që tani nëse duhet mundemi të shkojmë në bisedime. Jemi në disponim që peshën e argumenteve tona edhe njëherë t’i prezantojmë para kompetentëve, t’i bindim se me të vërtetë këtë që e kërkojmë ka bazë, të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, deklaroi Nedellkovski.

Nedellkovski tha se greva do të vazhdojë edhe nesër, për shkak se edhe nëse arrihet marrëveshje sot, e njëjta duhet të kalojë në disa procedura.

“Po, gjithsesi se edhe nesër do të vazhdojë. Edhe sonte po të takohemi me Ministritë përkatëse, me ministrat, me përfaqësuesit e Qeverisë, edhe sonte po të dakordohemi për kërkesat, do të duhet që këto propozime të shkojnë në procedurë, kjo do të thotë tek anëtarët tanë në organizatat sindikale, të marrim autorizim për ndërprerje eventuale të grevës ose refuzim të propozimit, sido që të jetë, kjo procedurë duhet të respektohet dhe kërkon kohë”, tha Nedellkovski.

Të fundit