29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nedellkovski: Kemi mbështetje të madhe! Kallëzime penal për ata që tentojnë të ndalojnë grevën

Kreu i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulurës, Joakim Nedellkovski në konferencën e sotme për shtyp tha se shumica e të punësuarve në arsim kanë mbështetur grevën e sotme, përcjell TV21. Ndërkohë, theksoi se shpreson që kjo të ngrit vetëdijen e autoriteteve që të plotësojnë kërkesën për pagat.

“Mendoj se fillimi i kësaj greve është mesazh i mirë për kompetentët që me të vërtetë këto veprimtari kanë problem serioz rreth statusit të tyre social dhe për këtë arsye masoviteti i grevistëve është tepër i madh”, pohoi Nedellkoviski.

Nedellkovski tha se ka presione veçanërisht nëpër çerdhe që të bojkotohet greva.

“Në një pjesë të veprimtarive, saktësisht në veprimtarinë e mbrojtjes-kujdesit të fëmijëve dhe çerdheve të fëmijëve kemi shtypje më serioze dhe probleme rreth, gjegjësisht në këmbëngulje nga ana e drejtorëve që edukatoret në çfarëdolloj çmimi të hyjnë në grupet e fëmijëve dhe të ndërpritet procesi i grevës”, tha Nedellkovski.

I pari i SAShK-ut paralajmëroi kallëzime penale ndaj atyre që tentojnë të ndalojnë grevën.

“Ne nuk kemi thënë se fëmijët nuk duhet të çohen në çerdhe, megjithatë nëse duhet do e them edhe 100 herë që procesin e grevës nuk guxon askush ta ndalojë. Askush nuk mund të bëj presione, për këtë arsye kemi paralajmëruar dhe kallëzime penale kundër secilit që do të tentojë të ndalojë grevën”, deklaroi Nedellkovski.

Të fundit