24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Negociata për Qeveri të re, takime dhe mesazhe të para mes partive

Informacione dhe mesazhe për bisedimet për formimin e qeverisë së re u dërguan dje përmes njoftimeve nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, partitë që fituan 46 dhe 44 deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe pas konstituimit të Kuvendit para katër ditëve hynë në garën për shumicën e re parlamentare.

Nga LSDM-ja mbrëmë përmes një komunikate informuan se zhvillohen negociata serioze me kryetarët e partive politike, me grupe të punës, anëtarë të udhëheqësive të partive për formimin e Qeverisë me mandat të plotë të ri katërvjeçar, të mbështetur nga shumica e qëndrueshme në Parlament.

Sekretari i tyre i përgjithshëm Lupço Nikollovski sot pasdite ka pasur takim me sektarin organizativ të BDI-së Artan Grubi, me të cilin ka pasur diskutim konstruktiv për konfirmim të angazhimeve të të gjithë qytetarëve për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim në vend dhe rajon, marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe fqinjësore, zhvillim ekonomik, shtet ligjor, mjedis të pastër jetësor dhe mirëqenie shoqërore.

Kanë biseduar për shumicë parlamentare dhe për koalicion për mandat të plotë, katërvjeçar, të qëndrueshëm dhe kanë konfirmuar se nuk ka alternativë tjetër për integrim, përveç anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Nga LSDM-ja në kumtese potencuan edhe se negociata zhvillohen për Qeveri e cila është e gatshme të punojë, të lëviz shpejt përpara përmes rrugës evropiane të ekonomisë dhe të drejtësisë.

“Qeveria e cila i hap negociatat për anëtarësim me BE-në dhe Qeveri e cila me çdo kapitull të ri të hapur nga negociatat do të vendos standarde të reja evropiane për jetë më të mirë. Për shkak të mbrojtjes më të mirë të shëndetit të qytetarëve, për siguri më të madhe dhe parashikim ekonomik, është e nevojshme shumicë e qëndrueshme parlamentare dhe mandat të plotë të Qeverisë së re e cila do të vazhdojë të punojë në dobi të qytetarëve dhe të shtetit. Qytetarët na e dhanë besimin në zgjedhjet. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të tregojmë se mundemi edhe më shumë dhe edhe më mirë të punojmë në dobi të qytetarëve”, theksua nga LSDM-ja. Lideri i tyre Zoran Zaev, pas konstituimit të Kuvendit, sipas njoftimeve në media, pati takime të ndara me kryetarët e BDI-së Ali Ahmeti, Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela dhe të Alternativës Afrim Gashi, si dhe me Menduh Thaçin nga PDSH.

VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër në një reagim përmes një kumtese kërkuan që të tregojnë se “cilat janë partitë e shumicës së re dhe se cili është çmimi i koalicionit të tillë”.

“Në vend të kumtesave të bezdisshme dhe sterile për vetë-inkurajim pasi LSDM-ja për të tretën ditë pohon se ka shumicë, publikisht u bëj thirrje të tregojnë se cilat janë partitë nga shumica e re, cili është çmimi për një koalicion të tillë, kush do të jetë shembull, në të kundërtën do të dëshmohet se gënjen dhe manipulon. Sa i përket ardhmërisë për të cilin shkruajnë nëse nga LSDM-ja varet e ardhmja, mjerë shteti dhe qytetarët. Pasi thonë se prej tyre varej e ardhmja evropiane atëherë publikisht pyesim çka i pengoi deri më tani që ta sjellin”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.mb/

 

Të fundit