Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri i shoqëruar nga sekretari i departamentëve, Binas Pajaziti dhe përfaqësuesja e Qendrës Analitike Hulumtuese ‘BESA’, Rezarta Dervishi morën pjesë në prezentimin e studimit për politikë publike mbi zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike. Studimi u prezentua përpara deputetëve dhe komisionëve të Kuvendit në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Vlen të theksohet që Lëvizja BESA në bashkëpunim me Institutin Republikan Amerikan “IRI” dhe qendrat hulumtuese të partive tjera, ka marrë pjesë aktive në përpilimin e këtij studimi./TV KOHA/