Dhjetë komuna dhe tre qendra për zhvillim të rajoneve planore sot do të nënshkruajnë marr[vehsje për përpunim të dokumentacionit teknik për implementim të projekteve infrastrukturore.
Bëhet fjalë për aktivitet në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve komunale për implementim të projekteve”, financuar nga Suedia dhe Byroja për zhvillim rajonal, që e implementon Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Në ngjarje është paralajmëruar fjalimi i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, udhëheqësit të sektorit për bashkëpunim zhvillimor në SIDA, Mikael Aterog, drejtorit të Byrisë për zhvillim rajonal, Ramiz Rexhepi dhe të përfaqësuesit të përhersh[m të UNDP-së në vend, Armen Grigorian.