29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nënshkruhet aneks i Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës për shkollat e mesme me paralele dygjuhësore frankofone

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ambasadori francez Siril Bomgartner, sot firmosën aneks të Marrëveshjes ndërmjet dy qeverive, sa i përket shkollave të mesme me paralele dygjuhësore frankofone. Ngjarja u mbajt në suaza të shënimit të Muajit të frankofonisë, në prani të përfaqësuesve të disa institucioneve arsimore të mesme, nga disa komuna.

Në takim ishte thënë se ky aneks ka për qëllim t’i saktësojë dispozitat e përmendura në Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë të Republikës së Francës, e cila ka të bëjë me shkollat e mesme me paralelet dygjuhësore frankofone, ndërsa të cilat llogariten të domosdoshme për funksionimin dhe qëndrueshmërinë e këtyre paraleleve.

Në vend gjithsej janë gjashtë paralele dygjuhësore frankofone, ndërsa e para është hapur në gjimnazin e Negotinës në vitin shkollor 1997/1998.

Të fundit