23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nënshkruhet Marrëveshja e re për bashkëpunim në mbrojtje me Mbretërinë e Bashkuar

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas sesionit të djeshëm në Këshillin Veriatlantik, në takimin e ndarë me ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Uolis nënshkruan Marrëveshje të re për bashkëpunim në mbrojtje.

Siç kumtuan sot nga MM-ja, kjo marrëveshje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, do ta zëvendësoj Marrëveshjen ekzistuese për bashkëpunim bilateral të vitit 2007.

Shekerinska dhe Uolis janë pajtuar se kjo marrëveshje do të mundësojë bashkëpunimin edhe më të afërt dhe më gjithëpërfshirës ndërmjet dy shteteve miqësore dhe armatave aleate.

“Jashtëzakonisht e vlerësojmë faktin që jeni të përkushtuar dhe ndihmoni në transformimin e armatës sonë. Me marrëveshjen e re të bashkëpunimit të mbrojtjes, bashkëpunimi ynë i mbrojtjes do të ngritet në bashkëpunim midis dy vendeve aleate”, është shprehur në takim ministrja Shekerinska.

Ministri Uolis ka shprehur kënaqësinë që procesi i anëtarësimit të plotë të vendit tonë në NATO është në përfundim dhe tregoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë të intensifikuar e mbështet zhvillimin dhe reformat në mbrojtje dhe Armatë.(MIA)bs/

Të fundit