28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nënshkruhet marrëveshja me IRD Engineering për mbikëqyrjen e ndërtimit të katër seksioneve të autostradës

– Fillon procesi i negociatave me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër seksioneve të autostradës me gjatësi mbi 120 kilometra në korridoret 8 dhe 10-d, ndërsa gjatë vitit pritet të nisin aktivitetet e ndërtimit.

Këshilli drejtues i përbërë nga përfaqësues të institucioneve nesër do të mbajë një takim, pas së cilës do të fillojnë negociatat e grupit punues në bashkëpunim me konsulentin e përzgjedhur IRD Ingineering dhe mbikëqyrja për projektin me të cilin u nënshkrua marrëveshja sot në Qeveri, pasi Kompania ka dorëzuar garancinë bankare për ofertën prej 1.374.304.070 denarë, të cilën e ka dorëzuar në tender.

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për ndërtimin e katër seksioneve me standardin dhe cilësinë më të lartë, që korrespondojnë me cilësinë e rrugëve që po ndërtohen në BE. Nuk kam dyshim se kemi njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për të përfunduar projektin në kohë dhe me cilësi të lartë”, tha Paolo Orsini, drejtor i IRD Engineering pas nënshkrimit të Marrëveshjes me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Me këtë projekt është planifikuar ndërtimi i autostradave: Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë 22.5 kilometra, Gostivar – Bukojçan 30.1 kilometra, Tetovë – Gostivar 27 kilometra, dhe seksioni nga Korridori -10 d Prilep – Manastir 43.4 kilometra. Për atë qëllim në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë paraparë 15 miliardë denarë ose 244 milionë euro.

Sipas Kovaçevskit dhe Grubit, ky është projekti më i madh i infrastrukturës kapitale në historinë e vendit.

“Marrëveshja do të na mundësojë lidhje moderne dhe të shpejtë me rajonin, por edhe modernizim të infrastrukturës në vend”, tha Kovaçevski.

Qeveria vitin e kaluar nënshkroi një memorandum me “Behtel dhe Enka” ndërsa Kuvendi miratoi ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e tij si partner strategjik për këtë projekt

Të fundit