Lajmi i Ditës Maqedoni

Nënshkruhet marrëveshja për dy kilometrat e para për rrugën Shkup-Bllacë

Sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov dhe drejtori i përgjithshëm i SH.A. “Granit” Zoran Millkovski.
Në nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë edhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Sipas zv.kryeministrit Bujar Osmani projekti është i ndarë në dy pjesë. Fillimisht do të ndërtohet pjesa e parë prej dy kilometrave dhe më pas ajo prej 10 kilometra.

Dy kilometrat e parë do të financohen nga buxheti i shtetit kurse pjesa e ngelur do të ndërtohet me kredi.

Related posts

Mizrahi: Të korrigjohen të gjitha gabimet e sistemit për të drejtat e fëmijëve pa prindër

Televizioni Koha

Humbi vajzën 8 vjeçare, piktorja ndërron jetë pasi e nxorrën nga rrënojat (FOTO LAJM)

Televizioni Koha

I punësuari në MPB del pozitiv me koronavirus

Televizioni Koha

Leave a Comment