18/04/2024
6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nëntë komunat e Pollogut nga nesër mbeturinat do t’i hedhin në deponinë rajonale në Rusino

“Pas tre vitesh marrëveshje, dështime, rënie e ngritje, më në fund, nga dita e sotme, ndërmarrja e përbashkët “Rusino Pollog”, është në funksion edhe zyrtarisht, pas dhënies së lejes ditë më parë nga ana e Qeverisë, gjegjësisht, drejtorisë së ministrisë së Ekologjisë, se, kjo ndërmarrje, ka plotësuar kushtet dhe mund që të hapet për nëntë komunat e Pollogut, që të hedhin mbetjet”, deklaroi Besim Dogani, drejtor i Ndërmarrjes Rusino Pollog.

“Me këtë ne zyrtarisht jemi menaxhues të deponisë Rusino dhe kjo nënkupton që sot kontratat që i kemi të gatshme, me çdo ndërmarrje komunale dhe koncesioner të nëntë komunave të Pollogut, do i nënshkruajmë dhe me këtë zyrtarizojmë bashkëpunimin tonë me ndërmarrjet komunale”

Edhe pse kontratat do të nënshkruhen sot dhe nesër nga 9 komunat e Pollogut, megjithatë, të njëjtat, ende nuk e kanë shlyer borxhin ndaj Ndërmarrjes së përbashkët, përveç tre komunave, Bogovinë, Brvenicë dhe komuna e Tetovës.

“Nuk është bërë, nuk është bërë, në mbledhjen e fundit që e patëm më 18 janar ku pati përfaqësues të komunave dhe ndërmarrjeve, u dhamë një afat për përmbushjen e këtij obligimi, dy javë ditë nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes që komunat të shlyejnë këtë obligim, por nuk e kanë plotësuar pesë komuna, vetëm katër e kanë plotësuar”, tha Besim Dogani drejtor i Ndërmarrjes Rusino Pollog

Ndërmarrjet publike të nëntë komunave, do munden që mbeturinat ti hedhin në Rusino, me një pagesë prej 2,5 euro për ton mbetjesh. Në këtë mënyrë pritet të zgjidhet problemi i deponive të egra në thuajse të gjitha komunat e Pollogut. /alsat.mk

Të fundit