19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nëse edhe sot klubet bullgare nuk ndryshojnë emrat, do të mbyllen tërësisht

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani sot duhet të takohet me përfaqësuesit e bullgarëve maqedonas në vend. Takimi vjen në ditën e fundit të afatit për dy shoqatat bullgare “Vanço Mihajllov” dhe “Mbreti Borisi tretë”, të cilët duhet patjetër t’i ndryshojnë emrat, në të kundërtën duhet të mbyllen, informon Zhurnal.

Tema e bisedës nuk dihet, por sipas regullave të ligjit për shoqata dhe fondacione, të gjithë ata që nuk do të përshtatin emrat, statutin apo titullin, programin, qëllimet dhe veprimtaritë, do të fshihen nga regjistri, në bazë të vendimit të sjellë për mospërputhshmëri nga ana e ministrit të drejtësisë, pas një mendimi të marë negativisht.

Ministri i drejtësisë duhet të sjellë vendim për mospajtim në afat prej katër muajve nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit apo deri më 16 shkurt dhe në bazë të kësaj, regjistri qendror duhet t’i fshijë./Zhurnal.mk

Të fundit