Personat që janë kapur në Dibër pas shpalljes së gjendjes së krizës, sipas procedurës përkatëse do të mund ta lëshojnë Dibrën kur do të përfundojë periudha 14 ditore e karantinës, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili e drejton Shtabin e krizës
Kjo do të thotë, shpjegoi ai, se kanë mbetur edhe katër deri në pesë ditë të tjera kur do të vizitohen nga një ekip special i punonjësve të shëndetit, pas së cilës nëse ata janë në formën më të mirë të shëndetit të tyre, do të mund të largohen nga Dibra.
Pas shpalljes së situatës së krizës në Dibër, janë kapur 110 persona, 21 prej tyre shtetas të huaj, ndërsa pjesa tjetër ishin nga një qytet tjetër i vendit, por numri më i madh janë nga rajoni i Rekës të komunave Mavrovë dhe Rostushë.
Duka vlerësoi se të gjitha institucionet janë duke kryer funksionin e tyre, por mbete që qytetarët jenë më të përgjegjshëm.
Ai informoi në lidhje me ndihmën humanitare të marrë nga ESM e cila përbëhet nga 1.000 pako me ushqime dhe 1.000 thasë miell me nga 25 kg. Nga ndihma e përgjithshme, 300 janë për Qendrën Zhupa dhe pjesa tjetër për komunën e Dibrës.
Duka, në konferencën për shtyp, përsëriti thirrjen që qytetarët të ndjekin me përpikëri rekomandimet, pasi në këtë mënyrë do të kontribuojnë “për veten e tyre, të dashurit e tyre, fqinjët, miqtë, për të gjithë vendin”.