25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Greqia nga 1 korriku do të mund të pranojë turistë të huaj

Për një muaj e gjysmë, respektivisht më 1 korrik, sipas deklaratave të kryeministrit grek Kirjakos Micotakis dhe ministrit shtetëror, Jorgos Gerapetritis, Greqia do të jetë e gatshme të pranojë turistë të huaj, nëse gjithçka shkon sipas planit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis ishte mysafir nderi dhe folësi kryesor në takimin global të kompanisë ndërkombëtare për konsultim “Boston Consulting Group”, ndërsa në paraqitjen nëpërmjet video konferencës u përqendrua në turizëm dhe sezonin e ardhshëm.

Ministri shtetëror i Greqisë Jorgos Gerapetritis në intervistë për televizionin grek “ERT” tha se ata ishin akoma duke e përgatitur planin për turizëm.

“Vlerësimi ynë është se që nga 1 korriku, me të vërtetë do të jemi në gjendje të pranojmë turistë të huaj, në kushte që do të garantojnë shëndetin publik”, tha Gerapetritis.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas, duke folur në televizionin “MEGA”, tha se “marrëveshjet bilaterale këtë vit do të jenë pjesë e zgjidhjes për turizmin”. bs/bsh/

Të fundit