28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nëse ka rritje të numrit të të infektuarve me KOVID-19 përsëri do të ketë masa restriktive

Në rast të rritjes së numrit të të infektuarve me virusin KOVID-19 përsëri do të vendosen masat restriktive të cilat sot i hoqi Qeveria, paralajmëron kryeministri Oliver Spasovski dhe bëri thirrje për respektim të masave për bartjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distancës dhe sjelljen sipas protokolleve të cilat i përcakton Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

“Sot mund të konstatojmë se janë përmbushur kushtet që t’i ulim masat restriktive të cilat nuk i sollëm ne si qeveri as Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk na i propozoi sepse ata ashtu dëshirojnë ose ne ashtu dëshirojmë, por për shkak të asaj se ashtu e kërkonte situata. Nëse gjithkund në botë kishte qasje të ndryshme, konstantë në secilin shtet janë pajisjet mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe masat restriktive në periudhë të caktuar e gjithë kjo me qëllim që të priten rrugët e përhapjes së virusit. Tani qytetarët e dinë se çka pritet kur ka numër të rritur të rasteve. Ato do të nënkuptojnë përsëri masa restriktive, përsëri probleme serioze të cilat i kishim edhe deri më tani dhe për këtë iu bëjmë thirrje të gjithëve t’i respektojmë masat të cilat ende janë në fuqi, e ajo është bartja e pajisjes mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe sjellja sipas protokolleve të cilat i konfirmon Komisioni për Sëmundje Ngjitëse”, tha Spasovski, në përgjigjen e një pyetje të gazetarëve në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë në të cilën ishte publikuar për lehtësimin e masave restriktive për virusin korona.

Nëse respektohen masat, siç tha Spasovski, nuk kemi rrezik se do të vijë deri në situatën e rritjes së sërishme të numrit të virusit. Për këtë edhe një thirrje për qytetarët që t’i respektojmë masat, tha Spasovski. fc/

Të fundit