29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nëse nuk përfshihen bullgarët në Kushtetutë, ne do të bllokohemi, alarmon Mariçiq

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, thotë se vendi do të bllokohet në rrugën drejt BE-së nëse nuk miratohet amendamenti i Kushtetutës, i cili duhet të përfshijë bullgarët në aktin më të lartë ligjor.

Sipas tij, tani nuk është Bullgaria ajo që vendos nëse do të hapë kapitujt e negociatave me BE-në, por ne.

“Publiku u lodh nga antikiteti dhe mosmarrëveshja me Greqinë që zgjati 10 vjet. Ne vendosëm të mos prisnim 10 vjet për të zgjidhur një problem. Më besoni, do të ishte shumë më komode për qeverinë, në vend që të pranonte kushte të vështira, të thoshte se ne nuk pranojmë asgjë, do ta vendosim Goce Dellçevin në vendin e Aleksandrit në shesh dhe do të vendosim për atë temë për 10 vjet”, ka thënë Mariçiq në një intervistë për “Makfax”.

Sipas tij, Vetoja, në vend që të jetë në duart e Parisit, Athinës apo Sofjes, tani është me ne dhe ne varemi nga vetja.

“Kushtet janë të vështira dhe nuk është e drejtë, mos mendoni se ishte e lehtë dhe e thjeshtë për ne që u ulëm në atë tavolinë dhe u pajtuam, përkundrazi. Ishte shumë e vështirë, sepse e kuptuam që kushtet ishin vërtet shumë të vështira. Por kjo ishte e vetmja mundësi, e vetmja mënyrë për të nisur negociatat. Është koha për të njohur këto mundësi dhe për të përfituar prej tyre. Kemi humbur shumë raste në të kaluarën”, tha Mariçiç.

Të fundit