23/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nesër regjim i posaçëm në komunikacion, gazetarët do të marshojnë

Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se nesër me fillim në ora 10:30 minuta, për shkak të marshit protestues të paralajmëruar të gazetarëve, Njësiti për Siguri në Komunikcionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin qendror të qytetit të Shkupit.

“Rruga e lëvizjes të marshtit të gazetarëve do të fillojë përpara godinës së Qeverisë së RMV-së në drejtim të SH.A. “Posta e Maqedonisë” në bulevardin. “VMRO”, pastaj bulevardi. “VMRO” në drejtim të QT “Paloma Bjanka”, majtas në drejtim të blv “11-të Tetori” në drejtim të Kuvendit”, informojnë nga MPB-ja.

Për këto arsye Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të merr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët ku do të lëvizin gazetarët.

MPB-ja apelon deri te qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë të uniformuar nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Të fundit