Nesër në periudhën prej orës 9 deri në orën 15 pa furnizim me energji elektrike do mbeten të gjithë konsumatorët e zonës së Dibrës.
Ashtu siç informuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza -Dibër, ndërprerja është për arsye të aktiviteteve të caktuara në hidrocentralin “Shpile” në Dibër.
“Për shkak të servisimit në hidrocentralin “Shpile” nga ana e ekipeve të EMV, pa furnizim të energjisë elektrike më 07.11.2023 (e martë) nga ora 09 deri në orën 17 do të mbeten të gjithë konsumatorët e komunave Dibër, Mavrovë Rostushë (zona e Rekës), dhe Qendër Zhupë”, thonë nga QRMK- Dibër.
Zona e konsumatorëve të Dibrës, i përfshijnë komunat Dibrës, Qendër Zhupë dhe rajonin e Rekës, Komunën Mavrovë dhe Rostushë, ku në tërësi ka më shumë se dymbëdhjetë mijë konsumatorë.