20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nesër zyrtarisht bëhet hapja e pikës së re kufitare Bellanoc- Stançiç

Nesër zyrtarisht hapet pika e re kufitare Bellanoc- Stançiç midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski si dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili njëherësh është edhe koordinator i Qeverisë për realizimin e këtij projekti. Në ngjarje pritet pjesëmarrës të jenë edhe figura tjera të shquara nga dy vendet.

Madje, këtë informacion me opinionin e ka shpërndarë edhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

“Nesër do të bëhet zyrtarisht hapja e kufirit Bellanoc – Stançiç në ora 11:00… Jeni të mirëseardhur të gjithë, që së bashku ta festojmë këtë ditë madhështore”, ka theksuar Arifi në postimin e tij në Fejsbuk. fab/

Të fundit