19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga 14 në 10, shkurtohet periudha e izolimit

Komisioni për sëmundje infektive ka konstatuar se periudha e karantinimit duhet të shkurtohet në 10 ditë për pacientët asimptomatik, të cilët janë diagnostikuar pozitiv me Covid-19. Anëtarët e këtij komisioni propozuan njëzëri që kjo kategori e pacientëve për katër ditë më herët të dalin nga izolimi pa pasur nevojë të testimit, me vlerësimin se më nuk përbëjnë rrezik për përhapje të CoVid-19.

“Në bazë të raportit epidemiologjik të pacientëve, të cilët nuk shfaqin simptoma të dukshme të virusit korona, do t’u hiqet vendimi i izolimit apo vetë izolimit që në ditën e 10-të të karantinës”, thuhet në konstatimin e Komisionit. Ndërkaq, personat e kontaktit të drejtpërdrejtë me pacientët e diagnostikuar pozitiv me virusin korona, do të vazhdojnë të mbeten në izolim për 14 ditë, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë. Pacientët me simptoma, do të vazhdojnë të qëndrojnë në izolim 20 ditë, ashtu se deri më tani.

“Pacientët e tjerë, të cilët kanë simptome të dukshme nga Covid-19 do të duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët amë për 20 ditë rresht gjatë kurimit shtëpiak. Në ditën e 21-të nga diagnostikimi, ata janë të lirë, pa pasur nevojë të testohen sërish për rezultat eventual negativ”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në ndërkohë, sipas të dhënave të policisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë dhënë 297 personave vendime për izolim dhe 5 të tjerëve deklarata për vetë-izolim. Aktualisht, në kushte të izolimit shtëpiak janë 4964 persona dhe 55 të tjerë në vetë izolim. Që nga shpërthimi i pandemisë e deri më sot, Inspektorati shtetëror sanitar-shëndetësor ka dhënë 37.491 vendime për izolim dhe ka miratuar 14.054 deklarata të tjera për vetë izolim.Lajmi.

Të fundit