20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga 3 deri më 9 janar 946 riinfeksione, që është shtatë herë më shumë se javën e kaluar, omicron është prezent në 12 qytete të Maqedonisë ndër ta edhe në Tetovë.

Nga data 3 deri më 9 janar të këtij viti janë raportuar 946 riinjeksione me Covid-19, shtatë herë më shumë se javën e kaluar, thuhet në raportin javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Rritja më e madhe e rasteve është vërejtur te personat e moshës 20 deri në 39 vjeç, sipas raportit të ISHP.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sipas analizave të ISHP-së në një periudhë njëjavore me 51%, është rritur numri i të testuarve pozitivë me SARS-CoV-2.

Janë regjistruar persona të infektuar të të gjitha grupmoshave. Grupmoshat më të zakonshme janë 30-39 (27%), 20-29 (24%) dhe 40-49 (17%). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 (2%).

Në laboratorin e virologjisë dhe diagnostikimit molekular të ISHP-së, në periudhën 05-10.01.2022 janë sekuencuar gjithsej 152 mostra pozitive të SARS-CoV-2 dhe në 104 prej tyre (68%) është zbuluar varianti Omicron. .

Varianti Omicron është zbuluar në 12 qytete: Shkup – 48, Ohër – 27, Koçan – 7, Tetovë – 6, Veles – 5, Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar 2 secili dhe Vinicë, Negotinë, Manastir 1 të infektuar.

Sipas raportimeve nga spitalet, aktualisht në të gjithë vendin janë të shtruar 351 persona, 41% më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar, 156 janë në Shkup në KIBFS, TBC dhe CGH 8 shtator. Në spitalet tjera anembanë vendit ka pacientë të shtruar në Manastir, Shtip, Veles, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strugë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë.

Është rritur numri i vizitave ditore në infektivët nëpër spitalet në vend, numri i ekzaminimeve në ditë ndonjëherë nëpër spitalet e Shkupit i kalon 100 pacientë.

Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kanë pasur kontakt me një rast pozitiv 3 ditë para fillimit të simptomave / marrjes së një rezultati pozitiv. Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët nëse ndjenj ndonjë simptomë, të bëjnë një analizë dhe të izolohen për të parandaluar përhapjen e virusit./Tv Koha/

Të fundit