28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga Brukseli nuk ka afat konkret për arritje të vaksinave

Kur do të arrijnë vaksinat në vend, zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dje në Bruksel nuk morën afat konkret, por në takim me eurokomisarin për menaxhim me krizat kërkuan BE-ja sa më shpejtë që është e mundur të sigurojë vaksina për rajonin për të cilin tashmë janë ndarë 70 milion euro.

Burimet në Komisionin Evropian (KE), siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s porosisin se institucioni nuk është në mundësi për momentin të japë afat dhe premtim për dorëzim të vaksinave për shkak të asaj që vetë vendet anëtare të BE-së përballen me mungesë të dozave për popullatën e tyre.

“E dukshme është se problemi kryesor gjendet te kompanitë farmaceutike, ose premtuan shumë, ose ka ndonjë problem tjetër, por punojmë në atë ta zbulojmë se çka po ndodh”, thonë nga Komisioni Evropian për MIA-n.

Eurokomisarja për Shëndetësi, Stela Kiriakides, kumtoi se ka dërguar letër deri te kompania farmaceutike AstraZeneka e cila paralajmëroi se dozat e premtuara do të vonohen dhe ka kërkuar përgjigje konkrete për atë pse anulohen vaksinat e premtuara, të bashkëfinancuara nga BE-ja.

Për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin kjo do të thotë se “në javët në vijim” nuk do të marrë vaksina as nga Kovaks, as nga “Mekanizmi i ri për shpërndarje” në BE, të paralajmëruar javën e kaluar.

Nëse Shkupi dëshiron të marrë vaksina para se ato të jenë të arritshme përmes mekanizmave humanitar, ka disa opsione: njëra është direkt t’i porosisin nga prodhuesit, t’i blejë nga vendet tjera të cilat kanë vaksina, të presë donacione, ose t’i furnizojë vaksinat nga Rusia ose Kina.

“Vendimi mbetet i Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, por duhet të mbahet në mendje se asnjëra nga këto dy vaksinat nuk janë miratuar në BE, kjo është përgjegjësi e autoriteteve ndaj qytetarëve të tyre, Bashkimi Evropian nuk përzihet në këtë vendim”, thonë nga Komisioni Evropian për MIA-n.

Megjithatë në KE janë optimistë sepse shumica e vendeve anëtare të BE-së së shpejti do të fillojnë me dozën e dytë të vaksinimit të popullatës së tyre, që mundet së shpejti të vlejë edhe zhbllokim të situatës për Ballkanin Perëndimor dhe vendet tjera anëtare.

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji nga ana e tij, gjithashtu mundohet të sigurojë doza të mjaftueshme nga vendet anëtare të BE-së për fqinjësinë sa më shpejtë që është e mundur. Këto doza mund të jenë me prioritet të rezervuara për personelin mjekësor dhe grupet më të rrezikuara. Këtë dje ua ka porositur ministrave të punëve të jashtme të BE-së të cilët u takuan në Bruksel dhe ka qenë “shumë konkret”, thonë burimet e pranishme në mbledhje, për atë se çka është e nevojshme në shenjë solidariteti ndaj vendeve të treta.

Nëse eurokomisari arrin të marrë dritë të gjelbërt për nismën e tij pritet që vendet e Ballkanit Perëndimor së pari të marrin vaksina para fqinjëve tjerë të Unionit.

Numri i tërësishëm i Kovid të diagnostifikuarve në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 90717, numri i pacientëve të shëruar është 8727, i të vdekurve është 2791, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 9199.

Të fundit