28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga e diela në Maqedoni do të ketë rënie të temperaturave për dhjetë gradë

Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë të dielën dhe të hënën do të mbajë mot i vranët, me erë dhe dukshëm më i ftohtë me reshje shiu, ndërsa në male dhe në disa vende të larta me borë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Të dielën priten reshje të dendura shiu, sidomos në pjesët jugore dhe lindore, ndërsa temperatura ditore do të ulet më shumë se 10 gradë, informojnë nga DPHM.

Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Në disa vende mund të ketë temperatura edhe deri në 25 gradë.

Të shtunën do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa në fund të ditës do të ketë reshje lokale shiu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Të dielën parashihen temperaturat maksimale deri në 11 gradë, ndërsa të hënën deri në 14 gradë.

Të fundit