Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Nga e hëna nuk ka operacione në spitalin “8 Shtatori”, kirurgët në protestë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Nga e hëna nuk ka operacione në spitalin “8 Shtatori”, kirurgët në protestë

Kirurgët e spitalit “8 Shtatori” të hënën do të shprehin pakënaqësitë e tyre përshkak problemit me funksionimin e sallave kirurgjike, ndërsa këtë dota bëjnë në mënyrë që instrumentet e tyre do t’i vendosin në sirtare dhe do t’i anulojnë të gjitha operacionet jo urgjente të pacientëve. Këtë paralajmërim sot e dërgoi kolektivi kirurgjik në spital, të cilët përmes një letre deri te mediat njoftuan se operacionet do t’i kryejnë vetëm tek pacientët të cilët janë në rrezik jete, transmeton Zhurnal.

“Në spital çdo ditë funksionojnë vetëm dy salla kirurgjike në vend se i gjithë kapaciteti. Është e qartë se me situatën e krijuar me pandeminë, kapacitetet do të ulen, por kjo është nën nivelin real, dhe me këtë rezulton që pacientët që nuk janë në pozitë rrezik jete, të mos mund të marin termin për intervenim kirurgjik.

Ata kërkojnë kushte në spital që të mund t’u ofrojnë mbrojtje shëndetësore pacientëve.

Kështu nga dita e hënë, në operacion do të mund të hyjnë vetëm pacientët të cilët janë në rrezik jete. Kjo do të zgjatë derisa të gjendet zgjidhje mes kirurgëve dhe drejtorit të spitalit.//Zhurnal.mk

Related posts

Komisioni për Punë të Jashtme në Bundestag rekomandon hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Televizioni Koha

(VIDEO) ECO GUERILLA: KY ESKAVATOR SHKAKTOI SHEMBJEN E DHEUT NË BANJË TË TETOVËS, NDËRSA PRESIM ARSYETIMIN E KOMUNËS PËR “FATKEQËSI NATYRORE”!

Televizioni Koha

Morena mban gjithë ‘botën’ në duar

Televizioni Koha

Leave a Comment