29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga e hëna transporti publik në Shkup prej orës 5 deri në orën 19

Nga e hëna, 18 maj, hiqet regjimi me dy turne të transportin publik dhe autobusët do të qarkullojnë pa ndërprerë prej orës 5 deri në orën 19.

Autobusët e NQP Shkup dhe të transportuesve privatë do të vazhdojnë të qarkullojnë sipas itenerarit të së shtunës i cili është publikuar në faqen e internetit të ndërmarrjes. Përjashtim janë linjat 9, 19, 20 dhe 23 të cilët do të qarkullojnë me intenerar të reduktuar.

NQP Shkup përkujton se edhe më tej nuk vlejnë biletat falas për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentëve, si dhe transporti falas për personat e moshuar (gra me 62 vjet dhe burra me 74 vjet) të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.

Nga e hëna do të fillojnë të punojnë dhe të gjitha biletaritë e NQP Shkup dhe qendrat për personalizim. Nga ora 6 deri në orën 17 do të punojnë biletaritë e Qendrës Transportuese, në QTQ, te Posta, në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Lisiçe e Re, Bunjakovec, biletaritë në Tregun e gjelbër, te tregu në Butel, në Maxhari, Kisella Vodë, Draçevë, si dhe biletaritë te NQP Drejtoria, në lagjen Dame Gruev, në Saraj, te Shtypshkronja dhe në Karposh 4.

Edhe më tej në pezullim tre linjat e autobusëve (25, 25А dhe 25B) që qarkullojnë deri në Vodno të Mesme, linja turistike “Siti tur”, ndërsa nuk do të punojë edhe teleferiku.

NQP Shkup bën apel që në mënyrë racionale të përdoret transporti publik dhe detyrimisht të mbahet pajisje mbrojtëse gjatë shfrytëzimit të transportit në pajtim me dekretet për mbrojtje nga Kovid-19. ar/

Të fundit