23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga e mërkura pako e re e kredive pa interes për kompanitë përmes Bankës për Zhvillim

Pakoja e dytë e kredive pa interes përmes Bankës së Zhvillimit e quajtur “Kovid 2” tashmë nga e mërkura do të jetë në dispozicion të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme të prekura nga kriza e koronavirusit.

Kjo paketë është më e vëllimshme dhe nuk ka kufizim të veprimtarive që mund të aplikojnë. Një nga kushtet është që kompanitë të kenë rënie prej 30 për qind të të ardhurave. Shuma minimale për të cilën kompanitë mund të aplikojnë është 3,000 euro, dhe shuma maksimale është 90,000 euro. Kreditë janë pa interes, periudha e shlyerjes është deri në tre vjet me grejs periudhë prej 12 muajsh. Shpenzimet për Bankën e Zhvillimit gjithashtu janë në zero.

Mjetet në lartësi prej tetë milionë euro janë siguruar përmes fondit kompensues të Japonisë.

Sipas ministres së Financave Nina Angelovska, ky është një injeksion i konsiderueshëm financiar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të kompanive dhe mbrojtjes së vendeve të punës.

“Linja ‘Kovid 2’ ofron shumë më të madhe për kredi pa interes sesa linja Kovid 1, por gjithashtu edhe shumë më e madhe e kredive individuale dhe ajo që është e rëndësishme është që mbulon të gjitha veprimtaritë e prekura nga kriza. Ka kushte më të lehta dhe mënyrë më e lehtë për tu aplikuar”, tha Angelovska në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Aplikimi do të jetë elektronik, dhe dokumentacioni për “Kovid 2” është pothuajse i njëjtë si për paketën e parë “Kovid 1”. Në bashkëpunim me Regjistrin Qendror, është rënë dakord që dokumentet e nevojshme nga ky institucion do të lëshohen falas.

Ambasadorja japoneze në vend Keiko Haneda në një video fjalim shprehi mbështetje për masat e ndërmarra nga Qeveria dhe shpresën se ato do të ndihmojnë kompanitë të vazhdojnë me punën dhe të ruhen vendet e punës.

“Të gjitha vendet janë duke luftuar kundër koronavirusit dhe në këto periudha të vështira duhet të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Më vjen mirë që edhe një herë mund të riafirmojmë miqësinë e fortë midis Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë”, tha Haneda.

Për shpalljen e parë publike “Kovis 1” deri tani janë miratuar mjete për 254 kompani me rreth tre mijë të punësuar me vlerë të përgjithshme prej 2,2 milionë eurosh.

Vlera e përgjithshme e mjeteve që u jepen në dispozicion kompanive me të dy thirrjet arrin 13,7 milionë euro. Krahas kësaj, kompanitë kanë në dispozicion dhe rreth 50 milionë euro përmes bankave komerciale. sn/

Të fundit