19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga koronavirusi në botë të infektuar mbi 90.000 persona, deri tani kanë vdekur 3.119

Si-En-En dhe portali Vorldmeter në bilancin e sotëm për gjendjen me koronavirusin, theksojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë arrin 90.032 persona, ndërsa numri i të vdekurve 3.119.

Deri tani nga infektimi janë shëruar gjithsej 48.175 persona.

Numri i të infektuarve rritet më shpejtë jashtë sesa në Kinë, vend i cili ka qenë vatër primare e infektimit.

Në Kinë deri tani janë infektuar rreth 80.200 persona, ku për momentin ka rreth 30.000 raste aktive dhe 125 të infektuar të rinj.

Italia dhe Irani nuk kanë raste të reja të regjistruara me infektim. Në Itali janë të prekur nga sëmundja 2.040 persona, ndërsa në Iran rreth 1.500. Në Itali deri tani kanë vdekur 52, ndërsa në Iran 66 persona.

Në SHBA janë të regjistruar tre raste të reja, ndërsa në Australi, Pakistan dhe Ekuador ka nga një të prekur nga koronavirusi. fab/

Të fundit