29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga nesër deri të premten, me reshje të përkohshme të shiut, bubullima dhe erë

Nesër, në orët e pasdites, do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut lokal dhe bubullima. Do të ketë një ndryshim të madh të motit të mërkurën, kur do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me shumë vende me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Siç njoftojnë nga DPHM, mot me vranësirë, freskët dhe me erë me shi të rastit do të jetë të enjten, ndërsa nga e premtja moti do të stabilizohet.

Moti sot është me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri të moderuara. Do të fryjë dobët
erë e moderuar kryesisht nga juglindja. Pasdite do të ketë kushte për shfaqje lokale të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe stuhi. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 27 deri në 34 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, nga drejtimi i ndryshueshëm. mb/a

Të fundit