29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga ora 9:00 riorientim i komunikacionit në rrugën rajonale Gostivar-fshati Çegran

Për shkak të vendosjes së rrjetit të kanalizimit në fshatin Çajle sot nga ora 09:00, komunikacioni në rrugën rajonale Gostivar-fshati Çegran do të riorientohet përmes rrugëve alternative.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fb/

Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Të fundit