28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga Serbia nisi eksporti i 4.000 tonëve miell për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Eksportet e miellit nga mullinjtë serbë janë drejtuar për në Maqedoninë e Veriut dhe për në Malin e Zi, ndërsa pritet sasi të caktuara të dërgohen edhe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Shqipëri, deklaroi Zdravsko Shajatoviq, drejtor i Shoqatës “Zhitounija”.

Siç transmeton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi, vendet e lartë cekura janë blerësit më të mëdhenj të miellit nga Serbia, ndërsa dërgesat u ndalën kur u vendos ndalimi i eksportit të produkteve ushqimore bazë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Dorëzimet e para kanë filluar katër ditë më parë dhe po shkojnë mirë, me vonesa të vogla, siç janë problemet me kamionët dhe vozitësit, të cilat zgjidhen në lëvizje. Ne presim që më shumë se 4.000 ton miell të eksportohen brenda ditës së shtunë, që është bilanci shkëlqyeshëm, pasi disa nga mullinjtë tanë kishin shumë stoqe dhe disa për këtë arsye ishin para mbylljes”, deklaroi Shajatoviq për “Politika”.

Ai vlerësoi se Serbia ka stoqe të mjaftueshme dhe nuk ka problem të plotësimit të nevojave të tregut të brendshëm, si dhe se liberalizimi i eksportit është veprim i mirë për të përmirësuar likuiditetin e sektorit i cili pësoi humbje të madhe, kryesisht për shkak të futjes së taksave dhe ndërprerjes së shpërndarjes së miellit në Kosovë.

Me Vendim të përkohshëm për të ndalimin e eksportin të produkteve ushqimore bazë për shkak të koronavirusit dhe gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria serbe doli në krah të kërkesave të vendeve të rajonit, kryesisht ato të Maqedonisë së Veriut, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi për eksport të miellit në këto vende, sjellja e vendimit të veçantë që autorizon eksportin e miellit të grurit në këto vende. bs/fab

Të fundit