20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga sot fillon kryerja e pagesave të pensioneve në Maqedoni

Kryerja e pagesave të pensioneve ka filluar që sot. Me rekomandim të Qeverisë së Maqedonisë këtë muaj pensionet do të paguhen në grupe çdo ditë deri më 30 tetor, gjegjësisht deri ditën e premte.

Rekomandohet që pensionistët që përdorin kartela të mos shkojnë sportele, ndërsa ato që përdorin sportelet pensionet do t’i marrin në katër grupe.

Të martën, 27 tetor 2020, pagesa e pensioneve në vlerë deri në 11.000 denarë.

Të mërkurën, 28 tetor 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë.

Të enjten, 29 tetor 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë.

Të premten, 30 tetor 2020, pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18.000 denarë.

Të fundit