Nga të shtënat me armë në qytetin në Gjermani humbin jetën 11 persona, policia gjen trupat e pajetë të sulmuesve në një shtëpi – Tv Koha
Botë Kronika e Zeze

Nga të shtënat me armë në qytetin në Gjermani humbin jetën 11 persona, policia gjen trupat e pajetë të sulmuesve në një shtëpi

Njëmbëdhjetë persona janë qëlluar për vdekje dhe gjashtë tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi persona të panjohur hapën zjarri mbi dy kafiteri në qytetin gjerman Hanau, shkruan The Guardian.

Forca të shumta të policisë ishin vënë në kërkim të sulmuesve, por ky operacion u ndërpre në orët e para të mëngjesit, pasi trupat e tyre të pajetë u gjetën në një shtëpi – që besohet të jetë e njërit prej sulmuesve.
E përditshmja gjermane Bild, shkruan se sulmuesi i identifikuar si Tobias R, kishte lënë një letër dhe një video në të cilat pranon se ka kryer krimit dhe ka shprehur qëndrimet e tij të krahut të ekstremit të djathtë.

Mediat lokale raportojnë se në mesin e viktimave në kafiteri ka shtetas turq dhe kurd. Në anën tjetër policia nuk ka dhënë detaje për sulmuesin që besohet të ketë qenë shtetas gjerman.

Forca të shumta të policisë kishin kryer bastisje në një apartament në Hanau, në afërsi të vendit ku ndodhi njëri nga sulmet, ku më pas sulmuesi sipas dëshmitarëve okularë ishte larguar me veturë.

Policia ka bërë të ditur se fillimisht nuk kanë munduar të konfirmojnë identitetin e dy trupave të pajetë, pasi ende po kryheshin hetimet.

“Jemi me qytetarët e Hanaut”, ka deklaruar zëdhënësja e kancelares gjermane Angela Merkel. /Telegrafi/

Related posts

A po i jep koronavirusi fund rendit të vjetër botëror?

Televizioni Koha

Xhepçishti në zi, ndahet nga jeta 36 vjeçari Mendim Idrizi

Televizioni Koha

Tramp: Fillon shërimi me hidroksihlorohin i të sëmurëve me Kovid-19

Televizioni Koha

Leave a Comment