29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ngjarja ho ror në Gostivar, ja çka thonë familjarët (video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lagjen “Banjishnica” të Gostivarit, ku burri me sëpatë ka go ditur për vd ekje gruan e tij. Rastin në polici e ka denoncuar djali i vi ktimës. Sipas informacioneve policore të cilët nuk e konfirmojnë se bëhet fjalë për sëpatë, vi ktima është go ditur disa herë me mjetin e mprehtë në kokë dhe trup.

“Sot, 10 Shtator, 33 vjeçari V.I. nga Gostivari në SPB-Tetovë ka raportuar se ka gjetur nënën e tij J.I., 60 vjeçare të vd ekur në dhomën e gjumit të shtëpisë familjare. Si i dyshuar se e ka kryer vr asjen, është personi B.I., 67 vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, njëherit edhe babai i denoncuesit, i cili i ka shkaktuar lëndime fatale në kokë dhe trup me mjet të mprehtë.

Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-Tetovë, Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar kanë kryer inspektim në vendin e vr asjes dhe merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thonë nga SPB-Tetovë për Tv Globi.

Policia është vënë në kërkim të autorit, i cili I ka thënë policisë se do të kthehet në shtëpi. Të ar matosur, zyrtarët policor ishin në pritje të tij para shtëpisë.

Një familjarë i vi ktimës i tha TV Globit nga vendi i ngjarjes, se burri a ka paralajmëruar se do ta kryej vr asjen kohë më parë.

“E ka the rr gruan e vet me sëpatë. Një burrë 70 vjeçar nuk e bën këtë. Ata kanë pasur probleme, ai disa herë ka potencuar se do ta vr as. Sot në mëngjes janë grindur dhe vajza e tyre ka tentuar të ndërhyjë. Ai ka hyrë në dhomë me sëpatë. Ne sot e morëm vesh, pasi i kemi këtu në lagje dhe vi ktimën e kam vajzë tezje”, tha për Tv Globi nga vendi i ngjarjes një i afërm i vi ktimës.

Në vendngjarje vazhdon hetimi dhe policia është në pritje të vr asësit i cili ka paralajmëruar se do të dorëzohet, megjithatë duke u kërcënuar edhe nga uniformave blu.

Të fundit