29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ngrohtë sot dhe nesër, nga e mërkura mot jostabil

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët, kryesisht nga drejtimi juglindor. Pasdite do të ketë kushte për dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. UV=8

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 18 gradë, ndërsa e ditës prej 26 deri 34 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 30 gradë.

DPHM njoftoi se moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe nesër, por pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.

Do të ketë një ndryshim të madh të motit ditën e mërkurë, kur do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në shumë vende me shira të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erë të fortë. Me vranësirë, më freskët dhe me erë me shi të do të jetë të enjten, ndërsa nga e premtja moti do të stabilizohet.

Të fundit