29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ngushtohen mundësitë e punësimit për të vjetrit

Sa i takon administratës lokale dhe asaj qendrore të njësive të ministrive që funksionojnë në Dibër, përsëri punësimet kanë qenë dhe janë të dedikuara kryesisht për të rinjtë. Karakteristikat të kushteve edhe në këtë sektor kërkojnë të rinj të cilët përveç shkollimit, duhet bukur të njohin dhe shkencat informatike

Kriza ekonomike në Dibër dhe rajon dukshëm ka ndikuar në zhvillimin të bizneseve. Vitet e fundit bizneset punojnë me probleme financiare dhe kur është në pyetje punësimi kryesisht ai realizohet në pjesën më të madhe në kall qendrat që funksionojnë në Dibër dhe rajon. Në një situatë të këtillë mundësi për punësime kanë kryesisht të rinjtë kurse ka një tkurrje të madhe të punësimeve që realizohen për personat më të vjetër. Edhe pse prezent është migrimi i popullatës nga të gjithë grup moshat, të rinjtë vazhdojnë të jenë atraktiv për punësime në kall qendrat por edhe në disa sfera të tjera të ekonomisë.

Gjatë vitit që kaloi numri më i madh i punësimeve në Dibër dhe rajon është pikërisht punësimi në kall qendrat. Lider në këtë drejtim edhe më tej është kall qendra “Slice Maqedoni”, e cila me vite ka punësuar dhe është duke punësuar të rinj. Në këtë kall qendrën e cila bazën e ka në SHBA por qendra ka edhe në Dibër, Ohër dhe Shkup, pothuajse nuk ka vende pune për të moshuarit. Është krejt normale se bëhet fjalë për vende pune të cilët kërkojnë njohjen e gjuhës angleze, njohjen e kompjuterit dhe teknologjisë informatike. Prandaj kjo kompani shembullore për punësim pothuajse në kontinuitet bën punësime në të tre qytetet në vendin tonë.

Në qytet funksionojnë edhe disa kall qendra me më pak punësime por që sa do pak absorbojnë numrin e të rinjve të papunë. Defakto kur bëhet fjalë për punësimet në komunën e Dibrës pjesa dërmuese e tyre bëhet në këta kompani të cilët kryesisht qendrat i kanë në SHBA dhe udhëheqës janë dibran, biznesmen të njohur në SHBA. Ata treguan se për hapjen e këtyre kall qendrave në Dibër nuk do të kishte mundësi pa punësimin e të rinjve. Këta kall qendra faktikisht ndalën aq sa mundën migrimin masiv të të rinjve meqë të ardhurat janë me të vërtet të mira.

Punësimet në komunën e Dibrës përveç kall qendrave në sektorin ekonomik janë të rralla. Hapen punësime në kompanitë private por ata numërohen me gishta. Sa i takon fabrikës Kanuf- Radika të investitorit austriak, ka punësime por jo në përputhje me investimet. Pronarët tani të kësaj fabrike familja Knauf nga privatizimi e deri sot dukshëm kanë ulur numrin e të punësuarve. Punësimet në sektorin ekonomik janë të kufizuara dhe të papunët të moshuar shumë rëndë mund të punësohen. Në biznesin privat që kryesisht bazohet në firma familjare, në tregti, prodhimtari dhe hoteleri, mund të gjenden vende edhe për më të vjetrit por mundësitë janë të kufizuara.

Sa i takon administratës lokale dhe asaj qendrore të njësive të ministrive që funksionojnë në Dibër, përsëri punësimet kanë qenë dhe janë të dedikuara kryesisht për të rinjtë. Karakteristikat të kushteve edhe në këtë sektor kërkojnë të rinj të cilët përveç shkollimit, duhet bukur të njohin edhe kompjuterin dhe shkencat informatike. Kjo do të thotë se më të vjetrit shumë rëndë gjejnë punë në Dibër. Pikërisht për këtë gjë mbi 400 të vjetër të moshës nga 45 vjet 55 edhe pse paraqiten të papunë në Agjencinë për Punësim vite me radhë, assesi të punësohen . Afrim. B është i papunë mbi dy dekada. Ai ka shkollim të mesëm dhe thotë se siç kalojnë vitet ulet edhe shpresa e tij për tu punësuar. Edhe pse ka një familje pesë antarëshe, mbijeton me ndihmë sociale. Por ky është vetëm një shembull dhe shumë shembuj të tjerë meqë të moshuarit pothuajse i kanë humbur edhe shpresat për të gjetur një vend pune. (koha.mk)Vjollca SADIKU

Të fundit