20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nikolloski: Po të mbahej regjistrimi do të kishim mbi 50 mijë të infektuar të tjerë

Nënkryetari dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, sot në emisionin “Brifingu mëngjesit” u shpreh se në Maqedoni nga virusi korona janë të prekur të gjithë pa dallim të nacionalitetit, dhe shtyrja e regjistrimit është pikërisht përshkak gjendjes së keqe epidemiologjike, përcjellë Zhurnal.

Ai thotë se kjo është arsyeja pse VMRO-ja me javë dhe muaj të tërë kërkonte shtyrje të regjistrimit.

“Unë nuk mendoj se në Maqedoni, nga virusi korona janë të prekur vetëm maqedonasit apo shqiptarët, apo turqit apo serbët. Të prekur janë për fat të keq të gjithë dhe gjendja epidemiologjike është jashtëzakonisht e keqe dhe kjo ishte arsyeja bazë pse VMRO-DPMNE-ja me javë dhe muaj të tërë kërkonte të shtyhej regjistrimi”, tha Nikollovski.

Më tej, deputeti Nikolloski sqaroi se sipas përllogaritjeve në një gjendje të tillë epidemiologjike në shtet, si rezultat i regjistrimit po të mbahej, tani do të kishte mbi 50 mijë të infektuar të rinjë, dhe atë veëtm gjatë muajit prill. Ai thotë se me vendimin për shtyrje të regjistrimit, mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe popullatës së përgjithshme.

“Në gjendje të tillë epidemilogjike, unë thash një përllogaritje se vetëm nga regjistrimi do të kishim rreth 50 mijë të infektuar të tjerë gjatë muajit prill. Me këtë vendim, kjo kushtimisht thënë, pamundëson dhe mbronë shëndetin e popullatës dhe këtu nuk shoh si mund të bëjmë ndarje mes qytetarëve”, thotë Nikollovski.//Zhurnal.mk

Të fundit