20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nikollovski: Kërkesa për kryeministër shqiptar e papranueshme për VMRO-DPMNE-në

VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhje dhe ne kemi kandidat për kryeministër, ndërsa kërkesa e BDI për kryeministër është e papranueshme, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.

“Ne do të fitojmë bindshëm këto zgjedhje dhe do të fitojmë dhe nuk do të ketë dilemë për formimin e qeverisë, ndërsa më pak do të ketë dilemë se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i qeverisë”.

“Ne kemi kandidat për kryeministër dhe ai është kryetari i partisë Hristijan Mickoski dhe ai do të jetë kryeministër i Republikës së Maqedonisë”, tha Nikollovski.

Në lidhje me kërkesën e BDI-së, qartë dhe shkurt ky propozim nuk është i pranueshëm për ne, vlerësojmë se kjo është për qëllime propoganduese dhe se kërkesa nuk mundet të jetë i pranueshëm në asnjë mënyrë për VMRO-DPMNE-në dhe nuk do të jetë i pranueshëm as në të ardhmen”, tha Nikollovski./Telegrafi/

Të fundit