19/03/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nismë në Gjykatën Kushtetuese për “Bektel & Enka”, Baçev: Marrëveshja në kundërshtim me Kushtetutën

“Maqedonia e Vetme” dorëzoi nismë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për “Bektel& Enka”. Numri një i kësaj partie, Janko Baçev tha se nisma dorëzohet në bazë të vlerësimit se ligji për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 D, është në kundërshtim me disa dispozita të Kushtetutës.

“Vlerësojmë se është shkelur parimi i lirisë së tregut dhe sipërmarrjes, pasi me ligj nominohet vetëm një kompani e huaj dhe jepet punë për 1 miliardë dhe 300 milionë euro fantastike, me një marrëveshje të arritur në katër sy, me çka u pamundësohet të gjitha subjekteve të tjera juridike që lejohen, duan, kanë kapital dhe mund të marrin pjesë dhe të paraqiten në çfarëdo pune në Republikë”, tha Janko Baçev, Kryetar i “Maqedonia e Vetme”. /Alsat.mk

Të fundit