19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Niveli i lumenjve më i ulët nga mesatarja

Niveli i lumenjve në vend është më i ulët nga mesatarja për majin dhe kryesisht kanë ndryshime të vogla në kuptimin pozitiv apo negativ krahasuar me ditën e djeshme, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM)

Përjashtim është lumi Bbauna në vendin e matjes afër Bogomilës ku niveli është pothuajse dyfish më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj.

Niveli i liqeneve natyrore në vend është i njëjtë si dje me atë te Liqeni i Dojranit dhe Ohrit është më i lartë se mesatarja edhe atë për 2,93 metra te liqeni i Dojranit, gjegjësisht për një centimetër te ai i Ohrit, ndërsa te liqeni i Prespës për 96 centimetra më i ulët nga mesatarja për majin. sn/

Të fundit