20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një banor i Reçicës së Vogël me automjet ka goditur dhe ka lënduar 10 këmbësorë

Një person më rëndë është lënduar dhe nëntë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta si pasojë e incidentit në rrugën lokale në Orashje të Epërme, ku 61 vjeçari banor i Reçicës së Vogël ka goditur në 10 këmbësorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta, ndërsa gjithë të lënduarit janë persona më të moshuar prej moshës 46 vjeçare deri në 76 vjeç.

“M.J.(61) nga Reçica e Vogël, duke e ngasur automjetin “Folksuagen Golf” me targa të Tetovës, ka goditur te këmbësorët : A.V.(75) nga f. Jazhince, I.Z.(76) nga f. Neproshteno, Xh.A. (58) nga f. Dobroshte, R.A.(73), A.A.(67), R.M.(55), A.A.(71), f. Orashje, B.N.(46) të gjtiha nga f. Orashje, Q.M.(65) nga f. Përshovce dhe S.Xh. (60) nga Tetova”, informon SPB Tetovë.

Në fatkeqësinë lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori A.V. i cili është dërguar në Klinikën e Tetovës, ndërsa lëndime trupore kanë marrë të gjithë këmbësorët tjerë. sa/

Të fundit